Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit dhe komuna Gazi Baba nga Shkupi identifikojn fushat për bashkëpunim

2018/06/21 - 6:13

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Kryetarin e Komunës Gazi Baba nga Shkupi z.Boris Georgievski i shoqëruar nga z.Fadil Murtezani, Drejtor i SHFK “25 Maji” nga Hasanbegu.
Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës Gazi Baba nga Shkupi ishte temë e bashkëbisedimit ndërmjet kryetarëve Suma dhe Georgievski.
Duke prezentuar kapacitete e komunave, dy kryetarët u pajtuan se mundë të identifikohen fusha që do të kontribuonin bashkëpunimit të ndërsjell.
Ky bashkëpunim mundë të konkretizohet edhe me marrëveshje për të aplikuar në fondet IPA-s me ndonjë projekt të përabshkët.
Janë fushat e trashëgimisë kulturore dhe shkëmbimit kulturorë, infrastrukturës, efiqiencës së energjisë si dhe mbrojtje të mjedisit ku dy komunat kanë interes të veçantë.
Dy kryetarët u pajtuan që në takimet e radhës të konkretizohen këto ide.