Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit dhe MZHE nënshkruajnë “Marrëveshje Mirëkuptimi”

2018/12/28 - 6:00

Komuna e Hanit të Elezit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nënshkruajnë “Marrëveshje Mirëkuptimi” për kalimin në pronësi të projektit kapital “Auditimi energjetik i ndërtesave publike dhe ndërmarrjeve tjera të obligueshme –Programi mbështetës, në kuadër të Zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e shërbimit publik.
Në kuadër të këtij projekti të bashkëpunimit gjatë vitit 2018 është realizuar projekti i efiçiencës së energjisë në objekti e Ambulancës në fshatin Gorancë në vlerë prej 5,363.10 euro.
Marrëveshjen për kalimin në pronësi të komunës të këtij investimi e nënshkruan Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit, ndërsa në emër të Ministris së Zhvillimit Ekonomik ishin prezent z.Bujar Sekiraqa, Udhëheqës i Sektorit për Planifikim në MZHE dhe znj.Shqype Morina, Zyrtare e Lartë për Planifikim në MZHE.