Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit lidh bashkëpunim me Ambasadën Japoneze.

2022/11/22 - 9:56

Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi, mirëpriti në takim të ngarkuarin me detyrë në krye të Ambasadës Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka, koordinatoren e GGP Yuki Yamada, sekretaren Kay Kurimoto dhe këshilltarin e lartë, Fatmir Ramaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes Komunës së Hanit të Elezit dhe Ambasadës së Japonisë në Kosovë për “Projekti për renovimin e urës së Seçishtës në Komunën e Hanit të Elezit”.
Me këtë projekt, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka aplikuar në muajin prill, në kuadër të skemës së granteve të Qeverisë së Japonisë të quajtur “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (skema GGP) dhe pas verifikimit të dokumentacioneve, ky projekt ka kaluar si i suksesshëm, duke sjellur investim prej 43,809€ për renovimin e urës së Seçishtës, ku parashihet të shtohet një aneks (pjesë shtesë) për këmbësor, që do të ofrojë siguri gjatë kalimit nëpër këtë urë.