Komuna e Hanit të Elezit nderon Dëshmorin Elham Curri.
2023/03/16 - 2:58
Në shenjë nderimi dhe kujtimi për dëshmorin Elham Curri, Komuna e Hanit të Elezit bëri homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorit i cili ra heroikisht në luftimet e ashpra të Malinës të datës 16 mars 2001.
Homazheve iu priu Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, drejtorë nga ekzekutivi komunal, zyrtarë të komunës, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit.
Përkujtimi i të rënëve për liri është obligim moral i të gjithë neve!
Lavdia u takon dëshmorëve, respekti çlirimtarëve!