Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari I Komunës Mehmet Ballazhi, pret në takim pune Komandantin Italian Col Andrea Bertazzo

2021/12/03 - 4:57

Kryetari I Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, priti në takim pune Komandantin e Komandës Regjionale Perendim të trupave të KFOR-it në Kosovë Col. Andrea Bertazzo.
Takimi është realizuar me rastin e pranim-dorëzimit të dy donacioneve të Kontingjentit Italian të KFOR-it për komunën e Hanit të Elezit, atë të Paneleve diellore për objektin e Komunës së Hanit të Elezit si dhe këndin e Lojrave për fëmijët e Çerdhes “Ardhmëria”
Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së pranimimit të projektit të paneleve diellore col Bertazzo tha se ndjehet shumë i lumtur që me këtë donacion po kontribuojmë në një projekt që ka për qëllim gjenerimin e energjisë së ripërtitëshme e me rëndësi të veçant të kontribojmë në kursimin e mjeteve nga buxheti I komunës.
Ai tha se me këtë projekt e bëjmë promovimin e kësaj teknologjie edhe te qytetarët e komunës si formë e kursimit dhe mbrojtjes së ambientit.
Komandantin Italian Col Andrea Bertazzo tha se këto projekte do të ju shërbejnë shumë gjeneratave të ardhëshme.
Ndërsa Kryetari I Komunës Mehmet Ballazhi duke I falënderuar pjestarët e Kontingjentit Italian të KFOR-It për këto donacione tha se në emër të qytetarëve të komunës duhet të ju falëndrojmë edhe për kontributin dhe angazhimin e juaj fisnik në ndërtimin e vendit tonë që nga paslufta.
Jemi në veçanti falënderues për përkrahjen e vazhdueshme për komunën e Hanit të Elezit në shumë projekte.
Kryetari Ballazhi tha se shpeson që kjo frymë e bashkëpunimit të vazhdoj edhe me projektet tjera dhe se dyert e Komunës së Hanit të Elezit do të jenë gjithmonë hapura për ju dhe për të gjithë donatorët që do të kenë vullnetin për bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit.