Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i komunës Rufki Suma nderon me “Mirënjohje” veteranët e arsimit

2018/06/21 - 1:36

Kryetari i Komunës Rufki Suma, priti sot në takim rasti z.Izair Laçi dhe z.Menduh Reçi ish arsimtarë të SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.

Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të z.Izair Laçi dhe z.Menduh Reçi, për ti falënderuar për kontributin e tyre shumëvjeçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të Komunës së Hanit të Elezit .

z.Izair Laçi me 46 vite punë në arsim dhe z.Menduh Reçi me 43 vite punë në arsim për Kryetarin Rufki Suma ishin arsye që këta veteran të arsimit të Komunës së Hanit të Elezit të nderohen edhe me “Mirënjohje” duke i uruar për shëndet dhe jetë të gjatë.