Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i Komunës Rufki Suma prezanton Raportin e punës për vitin 2018

2018/12/21 - 6:43

Në tubimin e organizuar me banorët e komunës së Hanit të Elezit, Kryetari i Komunës Rufki Suma prezantoi raportin e punës për vitin 2018.
Në hapje të debatit kryetari Suma tha se viti 2018 është karakterizuar me shumë zhvillime të cilat komuna e Hanit të Elezit ka qenë në hap me të gjitha sfidat.
Ai tha se me fillim të vitit është konstituuar ekzekutivi me çka kemi filluar që objektivat e planifikuara për këtë vit edhe ti realizojm. Sot kur po raportoj para jush mundë të them se ato i kemi realizuar në tërësi, pavarësisht shumë problemeve të cilat i kemi pas gjatë viti që po lëmë pas.
Kryetari Suma tha se gjatë tërë vitit kemi pas komunikime të vazhdueshme me institucionet qendrore duke filluar nga Kryeministri dhe Ministrit e lidhjes.
Janë realizuar shumë takime dhe janë arritur disa marrëveshje të cilat gjatë këtij viti dhe vitet në vijim do të implementohen.
Kemi pas edhe shumë takime me përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare me të cilat kemi dakorduar shumë projekte të përbashkëta.
Kemi pas edhe vizita që na kanë bërë nderë si komunë si ajo e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta tha z.Suma.
Sa i përket realizimit të projekteve kryetari Suma tha se gjatë vitit 2018 janë realizuar shumë projekte dhe janë filluar disa projekte të cilat kanë qenë planifikuara për vitin 2018. Janë afër 1.7 Milion euro investime, në infrastrukturë publike, arsim, shëndetësi arsim e kulturë, duke u kujdesur që këto investime të shpërndahen në të gjitha vendbanimet e komunës.
U theksua edhe puna e organeve të komunës si të kuvendit , komiteteve obligative dhe konsultative e në veçanti puna e KKSB-së e cila për dallim nga komunat e tjera , në komunën e Hanit të Elezit mbahen mbledhje të rregullta mujore ku trajtohen shumë qështje të sigurisë në komunë
U përmendën edhe sfidat për të cilat kryetari Suma tha se do të mbeten prioritet për vitin e ardhshëm si problemet me furnizimi me ujë të pijshëm.
Në këtë kontekst Kryetari Suma apeloi edhe te banorët e komunës që furnizohen nga Ujësjellësi i Glloboqicës se nga 1 Dhjetori është funksionalizuar Zyra e KRU”Bifurkacioni” dega në Han të Elezit dhe se ka filluar inkasimi për ujin e harxhuar, që ti përgjigjen obligimeve dhe të paguaj me rregull në mënyrë që të sigurohet ujë i mjaftueshëm .