Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i Komunës Rufki Suma, takim pune me z.Bashkim Hyseni, Kryetarë i Gjykatës Themelore në Ferizaj

2019/02/07 - 3:10

Kryetari i Komunës Rufki Suma i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava, pritën në takim pune z.Bashkim Hyseni, Kryetarë i Gjykatës Themelore në Ferizaj me bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u bashkëbiseduan zhvillimet aktuale në institucionet përkatëse me theks të bashkëpunimit sa më të mire.
Ky bashkëpunim tani ka edhe një mbështje Ligjore falë Miratimit të Ligjit për Gjykatat që rregullon organizimin, funksionimin dhe jurisdikcionin e gjykatave në Republikën e Kosovës. Sipas Ligjit secila Gjykatë Themelore ka degët e veta të themeluara me këtë ligj, mundëson themelimin e degës edhe në komunën e Hanit të Elezit si Degë e Gjykatës Themelore në Ferizaj
Nga takimi doli pajtimi që themelimin e degës edhe në komunën e Hanit të Elezit si Degë e Gjykatës Themelore në Ferizaj do të jetë në interes shumë të madhë për ofrimin e shërbimeve të kësaj natyre për banorët e komunës së Hanit të Elezit