Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit shpreh ngushllime me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinaj.

2018/06/17 - 8:53

E nderuar Familje Haradinaj
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi
Në emrin tim dhe të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit ju shpreh ngushëllimet më të thella kryeministrit Haradinaj dhe gjithë familjes, si dhe popullit shqiptarë për ndarjen nga jeta të babait tuaj Hilmi Haradinaj.
Baca Hilmi do të mbetet gjithmonë simbol i qëndresës, trimërisë e sakrificës për kauzën kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës se tij!

Me respekt
Rufki Suma