Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i komunës z.Mehmet Ballazhi pret në takim komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndimor, z. Ivano Marotta

2022/11/10 - 11:23

Gjatë ditës së sotme, kam mirëpritur komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndimor, z. Ivano Marotta, të cilin e urova për marrjen e detyrës së re, si dhe diskutuam për projektet që janë hartuar dhe duke u realizuar në Komunën e Hanit të Elezit, ku theks të veçantë kishin çështjet e sigurisë në qytetin tonë dhe zonat përreth.
Komandantin Marotta e njoftova edhe me disa nga donacionet e KFOR-it në objektin e Komunës, si dhe diskutova edhe për projektet me të cilat kemi aplikuar tek ata e që mundësitë për t’u kualifikuar janë shumë të mëdha.
Në kuadër të vizitës njoftuese me Komandantin Marotta, mora konfirmimin se bashkëpunimi i shkëlqyer i deritanishëm mes Komunës së Hanit të Elezit dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tutje, me projekte edhe më të dobishme për të gjithë komunitetin tonë.