Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi pret në takim përfaqësues nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës,

2023/01/23 - 8:56

Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi së bashku me drejtorët/et komunal/e mirëpritën në takim përfaqësues/e nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ku u diskutua rreth Regjistrimit të Popullsisë që do të realizohet në pjesën e dytë të vitit 2023.
Kryetari Ballazhi shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me ASK-në në realizimin e regjistrimit kualitativ dhe gjithëpërfshirës.