Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari Mehmet Ballazhi mirëpriti në takim z.Avdullah Hasani

2023/05/18 - 8:43

Kryetari Mehmet Ballazhi mirëpriti në takim z.Avdullah Hasani, ish-Ndihmës, Këshilltar dhe Koordinator në kabinetet e kryeparlamentarëve dhe kryeministrave të Kosovës, pastaj Këshilltar i Jashtëm i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në komunën tonë, ishte kënaqësi ta mirëpres në zyrën time mikun tim Avdullah Hasani, ish-Ndihmës, Keshilltar dhe Koordinator në kabinetet e kryeparlamentarëve dhe kryeministrave të Kosovës, pastaj Këshilltar i Jashtëm i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Avdullahun e njoftova me projektet e reja që jemi duke i realizuar si dhe biseduam për idetë kreative dhe perspektivat për zhvillimin e hovshëm të qytetit tonë.