Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari Mehmet Ballazhi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës.

2022/11/10 - 11:26

Komuna e Hanit të Elezit numëron shumë projekte të hartuara, të filluara e të realizuara vetëm gjatë vitit 2022, në mesin e të cilave janë edhe ato që janë rezultat i bashkëpunimit me Ministritë e Republikës së Kosovës.
Dhe sot, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili ka të bëjë me projektet të cilat janë futur në buxhet këtë vit përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës, e për të cilat komuna ka projekte detale dhe mund të bëhet ekzekutimi i punimeve me nënshkrimin e Memorandumit.