Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari Rufki Suma uron qytetarët Shqiptar në Republikën e Maqedonisë

2018/03/15 - 9:32

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit uronë qytetarët shqiptar në Republikën e Maqedonisë, me rastin e aprovimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Kryetari Suma me këtë rast përgëzon të gjithë deputetët për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni për ta gëzuar të drejtën e tyre në përdorimin e lirë të gjuhës amtare.
Le të jetë ky një fillim i realizimit të plotë të të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni dhe një etapë e rëndësishme drejt një së ardhmes sa më të mirë.