Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari Suma takohet me zyrtarë të lartë të projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”

2021/08/12 - 1:51

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të lartë të projektit të Bashkimit Evropian “Mbështetje Reformës në Policine e Kosovës”, z. Matt Duncan dhe z. Simon Smith
“Mbeshtetje Reformës në Policinë e Kosovës” është projekt i cili implementohet nën udheheqjen e organizatës për bashkëpunim të jashtëm nga Irlanda e Veriut (NI-CO Northern Ireland Cooperation Overseas).
Projekti i ka 4 komponente dhe njëra prej tyre është fusha e Parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, e cila fushë udhëhiqet nga eksperti nga Anglia, zotri Matt Duncan.
Në kuadër të këtij komponenti është i angazhuar eksperti afatshkurt z.Simon Smith i cili e njoftoi kryetarin Suma me qëllimin e takimit dhe të projektit i cili nder të tjera, ka për qëllim bashkëpunimin nderinstitucional të trajtimit të çështjeve që lidhen me radikalizëm si dhe për të shqyrtuar mundësite se si Projekti mund të ndihmoje Komunën e Hanit të Elezit përmes bashkëpunimit me agjencite tjera relevante.
Duke iu përgjigjur interesit të mysafirëve, kryetari Suma tha se çështja e Parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm është vlerësuar si shumë komplekse për shumë vite shumë here është trajtuar në këtë zyre dhe me shumë premtime për përkrahje, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi hasë në bashkëpunim të sinçert dhe serioz as me institucionet vendore por as edhe me donator e projekte të ndryshme.
Sipas Kryetarit Suma kjo çështje duhet të trajtohet në shumë dimenzione dhe me një bashkëpunim të të gjithë palëve përgjegjëse.