Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mban mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2024.

2024/09/30 - 2:07

Kuvendi i komunës për rendë të ditës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2.Buxheti i komunës për vitin 2025 dhe parashikimet buxhetore për vitin 2026 dhe 2027.

3.Plani i punës i kuvendit të komunës për vitin 2025

4.Propozim për ndryshimin e rregullores për taksa komunale për vitin 2025.

5.Propozim për ndryshimin e rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve .

6.Informat mbi fillimin e vitit shkollor 2024/2025

7.Të ndryshme.

Me punën e Kuvendit të Komunës udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të komunës