Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2022

2022/12/22 - 3:25

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2022.

Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Plani i punës së ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit  për vitin 2023.
  3. Plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2023.
  4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të Kuvendit të Komunës për vitin 2023.
  5. Raporti i auditorit të brendshëm për vitin 2021 dhe gjashtë mujorin e 2022.
  6. Plani i veprimit të rekomandimeve të auditorit të brendshëm për vitin 2021 dhe gjashtë mujorin 2022.
  7. Raporti për planin e integritetit për vitin 2022.
  8. Informatë për gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.
  9. Të ndryshme.

Me propozim të këshilltares znj.Ibadete Kalisi, Kuvendi e plotësoi rendin e ditës dhe miratoi propozimin që edhe komuna e Hanit të Elezit të mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive të komunës