2018/03/30 - 8:41
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2018.
Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi dhe miratoi ;
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar .
2. Miratimi i propozim vendimit për rritjen e buxhetit nga të hyrat vetanake për vitin 2017 .
3. Miratimi i propozim vendimit për bartjen (rialokimin) e buxhetit të pa shpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual.
4. Shqyrtimi i raportit një vjeçar të NPL “PASTRIMI”.
5. Miratimi i planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018 .
6. Miratimi i raportit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2017.
7. Miratimi i raportit të punës se tri Komiteteve Konsultative për vitin 2017.
8. Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e këshillit për siguri në bashkësi për vitin 2017.
9. Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2017.
10. Pyetje dhe përgjigje.
Këshilltarët komunal me propozim të ekzekutivit shqyrtuan dhe miratuan edhe dy pika shtesë për rendë të ditës:
-Kërkesa për ndërrim destinim të tokës për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Paldenicë
-Kërkesën e Kompanisë “ ACHRO” SHPK.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit