Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Lapidari i Dëshmorëve me pamje të re

2018/12/30 - 10:50

Kompleksi i Dëshmorëve në Puset e Nikës, simbol i Luftës së lavdishme të UÇK-së të trevës së Hanit të Elezit, me investimet e realizuar gjatë këtij viti, merr pamje të re.
Duke qenë se ky kompleks tani më është shndërruar në një pikë referente historike, kulturore dhe gjithnjë e më shumë si vend i vizitës për shumë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, komuna e Hanit të Elezit vendosi që gjatë vitit 2018 të investojë në këtë kompleks me qëllim që Lapidari dhe kompleksi të kenë një pamje të re dhe më të qëndrueshme.
Përveç në strukturën e Lapidarit është punuar edhe në hapësirën e gjelbëruar të kompleksit, ndriçimin dhe së fundmi janë ndërruar edhe kubëzat e betonit.