Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës të Hanit të Elezit për vitin 2019

2019/01/31 - 4:36

Kuvendi i Komunës për rendë të dytës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i propozim vendimi për ndarje e mjeteve financiare për bursa për studentë në komunën e Hanit të Elezit për vitin akademik 2018/2019.
3.Miratimi i planit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2019.
4.Miratimi i planit të punës së tri komiteteve konsultative për vitin 2019.
5.Miratimi i planit të punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi 2019.
6.Miratimi i planit të punës së këshillave të fshatrave për vitin 2019.
7.Informatë mbi veprimtarit afariste.
8.Miratimi i kërkesës për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku.
9.Të ndryshme.
Lidhur me pikën -Miratimi i kërkesës për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku, grupet e këshilltarëve komunal u pajtuan njëzëri se për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku, të mandatohen Shoqatat e Dalura nga lufta e UÇK-së të cilat do të vlerësojn të gjitha aspektet, e rregullimit të sheshit, shtatorës së Dëshmorit Gafurr Loku dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Hanit të Elezit të projektohen detajet e infrastrukturës së nevojshme
për sheshin.Këshilltarët komunal vendosën që për këtë projekt të planifikohet edhe një dinamikë e arsyeshme e realizimit.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i kuvendit Qamush Brava ndërsa nga ekzekutivi prezent ishin kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse