Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Mbahet Seanca Inaguruese e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit

2021/11/30 - 4:27

Mbahet Seanca Inaguruese e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit
Në bazë të Ligjit për Vetqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës numër Nr.03/L-40 Neni 2 dhe Rregulloren e punës së Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbahet mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja inaguruese punoi me këtë rendë të ditës:
1.Fjala e mirëseardhjes nga anëtari më I vjetër I kuvendit të komunës.
2.Dhënia e betimit nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.
3.Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës.
4.Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës.
5.Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Hapjen e Mbledhjes inaguruese e bëri kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi i cili përshëndeti të pranishmit në kë mbledhje.
Ashtu siç është e përcaktuar me rregulloren e punës këshilltari më I vjetër I Kuvendit të udhëheq me punën e kuvendit , u propozua që z.Rafet Kalisi të marrë kryesimin e punës së kuvendit, mirëpo ai u deklarua se nuk mundë ta ushtroj këtë detyrë pas së cilës u propozua që z.Zaim Bela sim ë I vjetri I radhës të kryesoj me takimit.
Pas pajtimit të të gjtha grupeve të këshilltarëve të kuvendit të komunës, u zgjodh edhe komisioni për verifikimin e mandateve të Këshilltarëve të cilët pas verifikimit të mandateve u plotësuan kushtet që këshilltarë të japin betimin solemn.
Pas këshilltarëve betimin solemn e dha edhe kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazi.
Ai në fjalën duke pershëndetur këshilltarët komunal, Familjet e Dëshmorve , Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së,Ish të burgosur politik përfaqësues nga MAPL, përfaqësues të OSBE-Es, përfaqësues të Bashkësisë Islame, Policia e Kosovës , përfaqësues të shoqërisë civile dhe të gjith të pranishmit në sallë tha se në këtë ditë solemne dhe fillimin e një mandati të ri në shërbim të qytetarëve për katër vite të ardhshme, ju ftoj që këtë detyrë fisnike por edhe sfiduese ta bëjmë mandat për qytetarët dhe kërkesat e tyre.
Nuk ka më mirë se të jesh në gjendje për të punuar së bashku me qytetarët e Hanit të Elezit në ndërtimin e qytetit dhe fshatrave tona por edhe në ndërtimin e një vizioni të përbashkët se si duam ta shohim të ardhmen tonë.
Zgjedhjet ishin të lodhshme dhe më vjen mirë që morën fund pa asnjë incident
Nuk dua që sot dikush në këtë sallë apo ata qytetarë në shtëpitë e tyre që në zgjedhje nuk më votuan të ndjehen humbës, përkundrazi në këtë garë nuk ka fitues dhe humbës por ka vetëm një vendim demokratik se kë duan qytetarët e Hanit të Elezit tu shërbejë në katër vitet e ardhshme. Nga kjo foltore e kuvendit ju them të gjithve se do të jem në shërbimin tuaj pa dallime partiake apo shtrirje gjeografike.
I ftoj të gjithë këshilltarët të të gjithave partive politike të punojnë së bashku për Hanin E Elezit në tërësi.Hani i Elezit vërtet është jo edhe aq i madh sa ta ndajmë në fshatra parti apo edhe ego personale.
Hani i Elezit ka nevojë për të gjithë ne dhe kështu në këtë sallë do të punojmë bashkarisht.
Ju drejtohem në veçanti juve këshilltarëve të të gjitha partive politike,përfaqsues në Kuvend se do të jem i hapur dhe bashkëpunues me ju për realizimin e programit tim qeverises 4–vjeqar duke ju dhën hapsirë bashkëpunimi për projektet dhe idetë tuaja në funksion të zhvillimit të qytetit.
Unë kam programin tim por jam i sigurt se në programet tuaja keni projekte të mira për qytetin pa dallim, prandaj ju ftoj duke ju kërkuar njëkohësisht të bëni opozitën e fuqishme, të bashkëpunojmë të diskutojmë me fakte në të mirë të ideve progresive.
Këtu po shohë shumë fytyra të reja që do të thotë përfaqësues të ri të qytetarëve dhe duke qenë kështu jam i sigurt se do të ketë ide të reja se si mund ti qasemi zgjidhjes së problemeve që mund të paraqiten.
Në zgjedhje vërtet garuam me programet tona partiake por ktu jemi përfaqësues të qytetarëve.
Partia na ka nominuar por ju dhe ne jemi këtu sepse kështu na ka zgjedhur qytetari, prandaj ju ftoj në këtë Kuvend të diskutojmë dhe të mendojmë për problemet e qytetarit si përfaqësues legjitim të tyre.
Tani në fund duke falënderuar për bashkëpunim ju them se do të vazhdoj të jem në shërbim për të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ndërsa në procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit vetëm Grupi I këshilltarëve të Partis Demokratike të Kosovës doli me propozim kandidat dhe atë të Këshilltarit Florim Shkreta.
Duke i respektuar të gjitha procedurat e votimit, këshilltarët me 9 vota për dhe me 6 vota kundër vendosën që kryesues i kuvendit të zgjedhet z.Florim Shkreta.
Z.Shreta duke falënderuar për besimin e dhënë tha se si Kryesues i Kuvendit të Komunës do të kujdeset dhe zotohet që pa dallim partie të dëgjohet zëri i secilit qytetarë i komunës përmes përfaqësuesëve të tyre të zgjedhur në këtë asamble.
Pas mbylljes së seancës inaguruese Këshilltarët Komunal dhe kandidatët e propzuar për ekzekutivin e Komunës së Hanit të Elezit, vizituan dhe bënë homazhë te varrezat e Dëshmorëve në Pustenik
Në këtë përbërje të Kuvendit të Komunës do të jenë:
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES
FLORIM SHKRETA-KRYESUES I KUVENDIT
AVNI HASALLARI
RESUL SUMA
XHEVAHIR DERNJANI
IBADETE KALISI
EMINE LURI QAZIMI
LEVIZJA VETEVENDOSJE
SHERIF BERISHA
MALIK BERISHA
AJNURE THAQI
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES
HYRIJETE ISUFI
REFET KALISI
HANUMSHAHE DIBRANI
ALEANCA PER ARDHMERINE E KOSOVES
ZAIM BELA
NORA XHONI
QAMUSH BRAVA