Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Mbështetje simbolike për Shpend Kikin, një sportist që premton

2018/03/21 - 12:34

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim rasti të riun Shpend Kiki nga Hani i Elezit, sportist i dalluar në sportin e boksit e cili aktivitetin e vet është duke e zhvilluar në Klubin e Boksit “Kastrioti” nga Ferizaj.
Ky i ri i cili me aktivitetet e veta tashmë është dëshmuar dhe dalluar edhe nga Federata e Boksit e Kosovës duke qenë ndër më të mirët që shpallën për kategoritë për të rinjtë, morri mirënjohje edhe nga Komuna e Ferizajt për sukseset e arritura.
Duke respektuar këtë të ri dhe vullnetin e tij për të arritur sa më shumë suksese, Kryetari Suma morri vendim që të ndaj 500 euro si mbështetje financiare për sukseset e treguara.
Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Menduh Vlashi dhe Zyber Xhoni Drejtorë i SHML “Dardania “ të riut Shpend Kikit i ofruan mbështetje për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij për sukseset e ardhshme.