Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Ministria e Zhvillimit Rajonal ofronë mundësi për konkurim me projekte konkrete

2019/02/08 - 3:17

Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune z.Esat Raci, Zëvendës Ministër në Ministrin e Zhvillimit Rajonal.
Në takim ku ishin prezent Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava dhe Nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani, kryetari Rufki Suma dhe zëvendësministri Raci bashkëbiseduan lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit dhe perspektivën e bashkëpunimit me Ministrin e Zhvillimit Rajonal.
Ndërsa zëvendësministri Raci tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka për qëllim avansimi i bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal. Për këtë qëllim Ministria ka ndarë fondë prej mbi 2 Milion Euro për të financuar projekte konkrete në Komunat e Kosovës, bazuar në prioritetet e tyre.
Sipas Zv.Ministrit Raci, do të financohen projektet të cilat i plotësojnë kriteret e propozuara në thirrjen publike ndërsa afati i fundit për aplikim do të jetë 22 Shkurti.