Republika e Kosoves

Hani i Elezit

“Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”

2021/03/26 - 2:36

Një prej kërcënimeve më serioze për sigurinë njerëzore është duke u konsideruar edhe radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, po thuajse në tërë vendet e botës. Edhe vendet me shkallë më të lartë të mirëqenies ekonomike, të sigurisë dhe kapaciteteve për të siguruar luftimin e këtij fenomeni, nuk janë imune në këtë drejtim. Pra ky rrezik është global, edhe vendi ynë Kosova është i prekur nga ky fenomen u tha në takimin e përbashkët të organizuar nga OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Hanit të Elezit
OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë është duke implementuar projektin “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”. Ky prjekt përkarahet nga fondet e Bashkimit Europian dhe menaxhohet nga Forum MNE.
Sipas z. Rexhep Zeka, Drejtor ekzekutiv i OJQ SDK qëllimi i këtij projekti është që të krijohen praktika të qëndrueshme të ndërveprimit në mes strukturave lokale të sigurisë dhe strukturave rinore si pjesë e shoqërisë civile.
Ndërsa z.Bekim Jashari, moderator i kësaj punëtorie tha se këso punëtori do të organizohen edhe në disa komuna të Kosovës me qëllim që të ndikohet në rritjen e veprimeve vetëdijesuese, që kanë për qëllim luftimin e propagandës për bindje ekstreme duke pasur në fokus atë përmes rrjeteve sociale.
Lidhur me gjendjen e përgithshme të sigurisë dhe në veçanti me angazhimin e Komunës së Hanit të Elezi kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm pjesmarrësit në këtë punëtori i njoftoi kryetari i Komunës Rufki Suma.
Ai duke iu referuar shumë takimeve dhe zotimeve të Organzatave të ndryshme për të përkrahur Komunën e Hanit të Elezit në këtë drejtim, fatkeqësisht ajo nuk ka ndodhë, përpos etiketimit si vatër e ekstrmizmit.
Në kuadër të këtij projekti është edhe bashkëpunimi ngushtë me KKSB e komunës së Hanit te Elezit për të i’u ofruar asistencë në hartim të Planit Vjetore të Veprimit të KKSB-së të cilin e prezentoi z.Nuredin Ibishi, Ekspert i fushës së sigurisë.
Qëllimi është që ky Plan Veprimi të bashkëhartohet me pjesëmarrje të rinisë dhe ku do të i’u jepet më shumë rol rinisë edhe në implementim të aktiviteteve që ndërlidhen me luftimin e ekstremizmit tha z. Ibishi.
Pjesmarrja e të gjithë anëtarëve të KKSB-së ishte rast që të mbahet edhe takimi i rregullt për muajin Mars.
Nga pjestarët e Policisë së Kosovës u raportua për gjendje të mirë të sigurisë publike në Komunën e Hanit të Elezit.