Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Muaji Shkurt, i qetë dhe stabil vlerësohet në KKSB

2019/02/22 - 4:30

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkëkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shkurt.
Në takimin të cilin e udhëhoqi Kryetari i Komunës Rufki Suma, zyrtarët nga Policia e Kosovës muajin Shkurt e vlerësuan si të qetë dhe stabil.
Toger Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit tha se gjatë muajit Shkurt janë raportuar vetëm 5 raste dhe atë raste të cilat nuk kan rrezikuar sigurinë dhe qetësinë publike.
Edhe Vahid Hyseni nga Policia e vijës së gjelbër në raportin e tij tha se gjatë muajit Shkurt janë raportuar vetëm 3 raste të cenimit të rregullave kufitare dhe atë 2 raste tentim kontrabande, dhe 1 rast tentim të tregëtisë së palejuar.
Këshilli komunal në takim shqurtoi edhe informatën për aktivitetet e KKSB-së gjatë vitit 2018 e cila do ti prezentohet Kuvendit të Komunës në mbledhjen e radhës.