Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Në Komunën e Hanit të Elezit ofrohen shërbime nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas

2021/12/10 - 12:17

Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi i shoqëruar nga Nënkryetari Sevdi Dernjani dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj.Kimete Kuka Hasallari, pritën në takim informues z.Genc Kadriun -zyrtar ligjor në zyrën për ndihmë juridike falas.
z. Genc Kadriun i njoftoi Zyrtët e lartë të Komunës së Hanit të Elezit lidhur funksionimin e kësaj zyreje dhe bëri të ditur se nga ndihma juridike falas mund të përfitojnë qytetarët që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.
Ndërsa Kryetari Ballazhi duke falënderuar Zyrën për Ndihmë Juridike Falas për angazhimin e tyre edhe në Komunë e Hanit të Elezit u zotua që të ofroj tërë përkrahjen e nevojshme që kjo zyre të arrij qëllimin e duhur duke e vlerësuar se do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët e komunës.
Në këtë takim u konfirmua bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.
Zyrtari për Ndihmë Juridike Falas, Genc Kadriu, tregoi edhe për kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët për të marrë Ndihmës Juridike Falas si dhe për cilat çështje mund të drejtohen pranë kësaj zyre. Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas ofron këto shërbime:
– Nëse keni probleme nga marrëdhënia familjare;
– Nëse keni çështje të pazgjidhura pronësoro juridike;
– Nëse keni probleme nga marrëdhënia e punës;
– Nëse dikush është në marrdhënie detyrimore me ju;
– Nëse keni kërkesea që duhen të zgjidhen te organet administrative;
– Nëse duhet të zhvilloni procedurë gjyqësore ose dikush po zhvillon procedurën gjyqësore kundër jush;
– Nëse jeni të arrestuar apo të paraburgosur.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizoj misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetarëve, të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi të i realizojnë të drejtat e tyre.
Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Han të Elezit do të jetë e hapur çdo të Enjte dhe të Premte në objektin përballë Komunës