Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Nga KKSB-ja, Qeveria të mirret me qështjen e vendëkalimit kufitarë ose të përballet me protestën e qytetarëve të Hanit të Elezit dhe mbylljen e kufirit

2021/05/28 - 3:42

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Maj.
Anëtarët e këshillit për rendë të ditës shqyrtuan:
1.Miratimi i procesverabalit nga mbledhja e kaluar
2.Gjendja e përgjithshme s sigurisë në Komunë
3.Informatë mbi situatën me pandeminë Covid-19
4. Të ndryshme
Me punën e Këshillit udhëhoqi kryetari i Komunës Rufki Suma.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, këshilli shqyrtoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë.
Në raportin e tij Komandanti i stacionit policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema tha se muaji Maj mundë të vlerësoht i qetë dhe stabil, pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të qetësisië publike. Ai tha se gjatë këtij muaji janë raportuar gjithsej 10 raste, prej të cilave 3 raste janë cilësuar si dhunë familjare.
Edhe nga policia e vijës së gjelbë situate vlerësohet e qetë dhe stabile.
Zyrtari Policorë nga kjo njësi z.Afrim Mustafa tha se gjat muajit Maj nuk janë raportuar raste të cenimit të rregullave kufitare.
Mirëpo ajo që u vlerësua si shqetësim i madhë i banorëve të komunës së Hanit të Elezit ishte gjendja në vendkalimin kufitarë, përkatësisht bllokada e vazhdueshme e cila shkaktohet në qasjen drejt shumë vendbanimeve të komunës, përkatësisht thuaja se gjysmës së teritorit të Komunës së Hanit të Elezit.
Sipas anëtarëve të KKSB-së edhe pse për këtë problem janë informuar të gjitha organet përgjegjëse, mosveprimin e tyre e konsiderojmë injorim të një problem jetik për afër 5000 banorë të komunës.
Andaj anëtarët e KKSB-së nga ky takim ftuan të gjithë përgjegjësit nga Qeveria e Kosovës dhe Ministrit përkatëse që pa as një vones të zgjedhin këtë problem ndryshe do të përballen me protesta dhe bllokim të vendkalimit kufitarë nga banorët e Komunës.
Në takim u vlerësua si shumë shqetësuese edhe rastet e shpeshta të rrahjes grupore të të rinjëve në të cilat janë të përfshirë edhe nxënësit e shkollave.
Ajo që mbetet shqetësuese është që në këto raste janë të përfshirë individë të njejtë si pjesmarrës apo si nxitës të konflikteve.
Për më tepër për disa nga ata janë inicuar procedura gjyqësore, mirëpo për as njërin nga ata nuk ka vendime gjë që nga anëtarë e KKSB-së u kërkua nga gjykatat që këto raste të trajtohen me urgjencë dhe prioritet dhe përgjegjësit të marrin denimet e merituara dhe para se të ndodhë ndonjë incident më i rëndë.