Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Nisi dita me homazhe për nder të Festave të Nëntorit!

2023/11/29 - 9:05

Sot nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Mehmet Ballazhi, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal Florim Shkreta, drejtorë/e, anëtarë të asamblesë, zyrtarë komunal dhe të tjerë u mbajtën homazhe tek Pllaka Përkujtimore Dëshmorët e Kombit dhe Viktimat Civile të Hanit të Elezit, e më pas edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve