Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Njoftim për orarin e procesit të zgjedhjeve të këshillave të fshatrave

2022/05/16 - 3:52

Të nderuar qytetarë,
Komuna e Hanit të Elezit, respektivisht Komisioni për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane fillon me procesin e zgjedhjes së këshillave të fshatrave. Në përputhje me vendimin e Kuvendit të Komunës Nr. 01/Nr.814/2022, prandaj ju ftojmë që të merrni pjesë në këto takime të cilat do të organizohen në vendet dhe datat e më poshtme:

Nr Lagja/Fshati Vendi i Takimit Data Ora
1. Paldenicë, Dermjak, Neçavcë, Vërtomicë Sh.f.m.u “Kështjella e Diturisë” 24.05.2022 17:00
2. Gorancë, Rezhancë Sh.f.m.u “Veli Ballazhi” 25.05.2022 17:00
3. Seçishtë, Krivenik Sh.f.m.u “Ilaz Thaçi” 26.05.2022 17:00
4. Hani i Elezit, Uji i Thartë, Lagjja e Re, Laç, Pustenik, Dimcë Sh.f.m.u “Ilaz Thaçi” 27.05.2022 17:00

Rendi i ditës :

1.     Zgjedhja e Këshillit të Fshatit.

2.     Zgjedhja e Kryetarit/es të Këshillit të Fshatit.

3.     Të ndryshme.

Shënim: Inkurajojmë gratë/vajzat të marrin pjesë në përzgjedhjen e këshillave të fshatrave.

Me respekt!                                                                                  Kryesuese e Komisionit

Hani i Elezit                                                                              znjsh. Natyra Kalisi​