Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Kosovë (IOM Kosovë), me projekt edhe në komunën e Hanit të Elezit

2019/02/06 - 11:59

Kryetari i Komunës Rufki Suma, prit në takim pune përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Kosovë (IOM Kosovë), znj. Alina Mihai,Koordinatore e Projektit dhe znj. Elita Reshtani Asistente në Projekt.
Përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Kosovë (IOM Kosovë), e njoftuan kryetarin Suma për interesin e tyre për të zgjeruar projektin e tyre edhe në komunën e Hanit të Elezit, projekt ky që është duke u implementuar në disa komuna të Kosovës përmes një sërë aktivitetesh të bazuara në komunitet dhe trajnimeve interaktive që parasheh aktivitete të bazuar për të rinjtë, prindër, mësimdhënësit dhe akterët tjerë relevantë në komunitetet përkatëse, me theks të veçantë përkrahjen e të rinjëve të Komunës.
Duke iu falënderuar për vizitën dhe interesin e tyre që ky program të shtrihet edhe në komunën e Hanit të Elezit , Kryetari Suma tha se projektet që planifikojnë aktivitete të bazuar për të rinjtë janë të mirëseardhur dhe do të kenë përkrahjen e komunës si institucion