Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Përkujtohet 26 Shkurti, Dita e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit

2021/02/26 - 4:28

Përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit dhe të Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së me vendosje lulesh dhe homazhë në varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, përkujtuan 26 Shkurtin, Ditën e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit
Kjo ditë për banorët e Hanit të Elezit shënon ditën e Krenarisë dhe Lavdisë, ditën kur në Puset e Nikës shkrepën pushkët e para çlirimtare kundër pushtuesit serb, ditën në të cilën armët çlirimtare të trevës së Hanit të Elezit u bashkuan me pushkën e Komandantit Legjendarë Adem Jashari, në frontin e lirisë.
22 vjetori i kësaj ngjarje, përkujton lavdinë e saj dhe rëndësinë historike, heroizmin dhe gatishmërinë e të rinjëve të Hanit të Elezit për tu përgjigjur thirrjes për çlirimin e Kosovës dhe me pushkë në dorë u bashkuan në radhët e UÇK-së për të realizuar ëndrrën historike për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.