Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Procesi i riintegrimit të personave të radikalizuar një proces kompleks

2021/02/23 - 9:05

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Alex Taris, nga Ambasada Britanike, Koordinator Regjional për Ekstremizëm dhe Migracion për Ballkanin Përendimor, z.Stuart Taylor sekretar i dytë në Ambasadën Britanike për Ekstremizëm dhe Migracion dhe znj. Ganimete Gërbovci, shefe e Divizionit për Siguri, Parandalim dhe Riintegrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Në takimin e punës e kryetari i Komunës Rufki Suma prezentoi gjendjen sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me theks në angazhimin e komunës për Parandalimin e radikalizmit dhe të procesit të riintegrimit
Në takim u theksua se procesi i riintegrimit të personave të radikalizuar paraqet një proces kompleks, në mënyrë që këta persona të mund të bashkohen sërish me komunitetin dhe të jenë pjesë e dobishme e tij
Për kryetarin Suma ky proces nuk kërkon vetëm asistencë direkte për këta individ, por edhe mbështetje më të gjerë dhe përpjekjet e institucioneve për të përshtatur në mënyrë që të bëhet një riintegrim i suksesshëm.
Ndërsa për mysafirët ishte në interes që të identifikohen format më të mira që mundë të përkrahen institucionet lokale që të ndihmohen në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit duke pas parasysh kapacitet e komunave në këtë drejtim.
Si mundësi u përmenden projektet me qëllim të përkrahjes për personat në procesin e riintegrimit përmes programeve të ndryshme me qëllim të vetëpunësimit të qëndrueshëm.