Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Punëtori “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”

2021/06/16 - 1:22

OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë është duke implementuar projektin “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”.
Ky projekt përkarahet nga fondet e Bashkimit Europian dhe menaxhohet nga Forum MNE.
Në fjalë hyrëse, z.Rexhep Zeka, Drejtor ekzekutiv i OJQ SDK tha se qëllimi i këtij projekti është që të krijohen praktika të qëndrueshme të ndërveprimit në mes strukturave lokale të sigurisë dhe strukturave rinore si pjesë e shoqërisë civile. Këto të ndikojnë në rritjen e veprimeve vetëdijesuese, që kanë për qëllim luftimin e propagandës për bindje ekstreme.
SDK, përmes këtij projekti synon për të kontribuar në Planin Vjetore të Veprimit të KKSB-së në Han të Elezit, të inkorporoj edhe aktivitete që ndërlidhen me luftimin e ekstremizmit tek të rinjtë.
Një prej aktiviteteve është edhe tryeza e cila u mbajt sot me temën “Roli i bashkësive fetare dhe strukturave lokale të sigurisë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit tek të rinjtë”. Kjo tryezë është organizuar në bashkëpunim me KKSB-në dhe Qendrën Rinore në Han te Elezit.
Në këtë tryezë pune me pikpamjet e tyre kontribuan Kryetari i Komunës Rufki Suma, Nënkryetari Mallzum Qajani, Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema dhe Hoxhë Kujtim Hyseni i cili njëherish moderoi me këtë takim.