Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Punohet në rrugën Dërmjak-Neqavc

2018/12/07 - 7:51

Me qëllim të kompletimit të infrastrukturës publike në Komunën e Hanit të Elezit janë duke u realizuar disa projekte.
Njëri ndër investimet më të larta për financim gjatë këtij viti është projekti i rrugës Dërmjak –Neqavc. Aktualisht në këtë projekt janë duke u realizuar punime sipas kontratës LOT1, përkatësisht në hapjen dhe stabilizimin e trasesë.
Projekti është dy vjeçar dhe kjo rrugë vitin e ardhshëm do të asfaltohet.
Realizimi i këtij projekti është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Ministrisë së infrastrukturës në vlerë prej 465,000.00 euro