Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Raporti i Auditimit nxjerr pozitiv Raportin Financiar të Komunës së Hanit të Elezit pë vitin 2018

2019/06/21 - 11:04

Raporti përmbledhë çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Finaciare Vjetore të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2018, i cili përfshin Opinionin e Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare Vjetore.
Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2018 është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).
Raporti i Zyrës Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës për Komunën e Hanit të Elezit është :
Opinioni i pamodifikuar me theksim të çështjes
Sipas raportit janë audituar PFV-të e Komunës së Hanit të Elezit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2018, të cilat përfshijnë pasqyrën e pranimeve dhe të pagesave në para të gatshme, pasqyrën e ekzekutimit të buxhetit, si dhe shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare.
Sipas opinionit, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2018, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit të bazuar në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregullore MF, Nr. 01/2017 për raportim vjetor financiar nga organizatat buxhetore.