Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Rregullohet shtrati i hapur përroit të fshatit Seçishtë.

2018/12/23 - 6:40

Ndër projektet në të cilat ka investuar komuna e Hanit të Elezit gjatë vitit 2018 është edhe rregullimi i shtratit të hapur të përroit të fshatit Seçishtë.
Në këtë projekt i cili është dyvjeçarë, këtë vit përveç rregullimit të shtratit të hapur është vendosur edhe gypi i mbyllur i përroit që përshkon një pjesë të fshatit, është vendosur kanalizimi fekalë dhe atmosferik, ndërsa për vitin e ardhshëm ka mbetur të përfundohet pjesa e rregullimit me kubëza të betonit të shtegut të këmbësorëve, ndriçimi publik si dhe asfalltimi i pjesës së rrugës së dëmtuar të fshatit gjatë realizimit të këtij projekti.
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti dyvjeçarë është 263.000.00 euro ndërsa për punimet e realizuar këtë vit janë shpenzuar 110.000.00 euro, mjete këto donacion nga “Sharrcem”- i si pjesë e marrëveshjes së bashkëfinancimit me komunën e Hanit të Elezit për të financuar një projekt në interes të komunitetit.