Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Sazan Ibrahimi, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizitoi sot Komunën e Hanit të Elezit

2019/01/09 - 2:45

Në kuadër të vizitave në Komunat e Kosovës, Sazan Ibrahimi, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, vizitoi sot Komunën e Hanit të Elezit me ç’rast u prit nga Kryetari Rufki Suma.
Në takim z.Ibrahimi e njoftoi kryetarin Suma për aktivitetet e Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe për iniciativat mbi ndyshimet në Legjislacion që kanë të bënë me funksionimin e pushtetit lokal.
Takimi ishte mundësi që të shkëmbehen informatat lidhur me sfidat dhe të arriturat e komunës së Hanit të Elezit me theks të veçant mbi ecuritë dhe zhvillimet buxhetore të Komunave të Kosovës.
Sipas Kryetarit Suma, Komuna e Hanit të Elezit në vitin 2018 ka arritur performance të mire buxhetore.
Ai këtë e argumentoi me tejkalimin e planit të të hyrave vetanake , shpenzimin e buxhetit të planifikuar si dhe implementimin e projekteve të planfikuara.
Megjithatë për kryetarin Suma mbeten shqetësuese problemet e shkaktuar nga niveli qendrorë, si rasti i mos rishikimit të buxhetit si dhe problemet në fundë të vitit ku për shkak të bllokimit të sistemit të pagesave, rezikuam të realizojmë pagesat për operatorët ekonomik.
Kryetari Suma dhe z.Sazan Ibrahimi, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u pajtuan që këto takime mundë të kontribojnë në identifikimin e probleme të funksionimit të pushtetit lokal si dhe në gjetjen e zgjidhjeve më të mira Ligjore