Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Takimi i Kryetarit Ballazhi me Rektorin e UT-së, prof.dr. Vullnet Ameti, dhe ish-Nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z.Rafis Aliti-Komandant Mësuesi.

2022/11/10 - 11:19

Kisha nderin që të mirëpritem nga Rektori i Universitetit të Tetovës, prof.dr.Vullnet Ameti, një nga intelektualët shqiptar, vepra e të cilit po lë gjurmë suksesesh, e ku nën udhëheqjen e të cilit po dalin gjeneratave të arta nga Universiteti i Tetovës.
Në shoqërinë e dy figurave të nderuara si prof.dr.Vullnet Ameti, si dhe të ish-nënkryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z.Rafis Aliti-Komandant Mësuesit, bisedat janë të këndshme dhe të efektshme, ku u dakorduam që në ditët në vazhdim të lidhim edhe më fort bashkëpunimin mes Komunës së Hanit të Elezit dhe Universitetit të Tetovës, ku do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi.