Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Themelohet Qendra Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 1999”

2019/03/04 - 7:20

Kryetari Suma priti në takim pune z.Jahja Luka, këshilltar i Kryeministrit Haradinaj, përgjegjës për implementimin e projektit për Themelimin e Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 1999”

Kryetari i komunës z. Rufki Suma priti sot në një takim zyrtar z.Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, njëherit përgjegjës për implementimin e projektit për Themelimin e Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 1999”.
Z.Lluka njoftoi kryetarin Suma për iniciativën e këtij projekti nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup dhe Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta-Prishtinë, të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky projekt do të realizohet në bashkë organizim me komunën e Hanit te Elezit, e cila pritet te implementohet me datë 10.04.2019 në ish kampin e Bllacës, ku në vitin 1999 kaluan mbi 440,000 shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre në Kosovë.