Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Trajnim FALAS për gratë e komunës tonë

2022/10/26 - 1:33

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në krye me Majlinda Kaloshin dhe në bashkëpunim me kompaninë SharrCem do të organizojë një trajnim FALAS për gratë e komunës tonë.

Ky trajnim ka për qëllim zhvillimin e disa aftësive kompjuterike për gratë dhe pavarësimin e tyre në përdorimin e disa programeve softuerike.

Ftohen të gjitha gratë, pa dallim moshe, ti dhurojnë vetes disa aftësi më shumë duke aplikuar në këtë trajnim aq të frytshëm dhe të avancojnë veten më shumë!

“ASKUSH NUK MBETET MBRAPA. KA ARDHUR KOHA PËR ZHVILLIM!”

*Data e fundit për aplikim është 10 Nëntor.​