Republika e Kosoves

Hani i Elezit

UNMIK-U DHURON PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET ME GJENDJE TË RËNDË SOCIALE

2021/05/20 - 3:29

Përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kan dhuruar sot 70 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet me situatë të rënduar sociale ekonomike, e cila u është vështirësuar edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë në Komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari i Komunës Rufki Suma i priti në takim z.Xhavit Fejza, z.Florent Salihu dhe z.Nevzat Qorrolli, përfaqësues nga ku Mision që përmes tyre të falënderon UNMIK-un për mbështetjen dhe ndihmën për banorët e Komunës së Hanit të Elezit në këtë kohë të vështirë e me shumë sfida për shumë familje.