Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Urim i Kryetarit Rufki Suma me rastin e vendimit që shëndrron FSK-në në Ushtri të Kosovës.

2018/10/19 - 3:10

Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër personal dhe të banorëve të komunës së Hanit të Elezit, uron me rastin votimit të tre projektligjeve për ushtrinë e Kosovës e cila shëndrron FSK-në në Ushtri të Kosovës.
Me këto vendime po jetësohet amaneti i shumë gjeneratave që sakrifikuan për shtetndërtimin e Kosovës, amanetin e Dëshmorëve, luftarëve, invalidëve të UÇK-së dhe trashëgimtare e TMK-së
Republika e Kosovës shënoi një hap të rëndësishëm në ndërtimin e ushtrisë së sajë e cila do jetë aleate e fuqishme e NATO-s, në krye me SHBA-në.
Urojë për unitetin politik që u reflektua në Kuvendin e Kosovës që është një dëshmi se transformimin e FSK-së në ushtri e kanë mbështetur të gjitha partitë politike dhe se Deputetët e Kuvendit të Kosovës me unitet mundë të marrin vendime të rëndësishme në interes të vendit tonë.
Urojmë që ky unitet të vazhdojë edhe më tutje me miratimin e shumë vendimeve tjera në interes të shtetit të Kosovës.
Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.
URIME

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit
Rufki Suma