Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Zbulohet pllaka përkujtimore për Dëshmorët e Pashtrikut

2018/12/14 - 11:37

Nën organizimin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Gorozhub të Prizrenit, është bërë përurimi i kompleksit dhe zbulimi i pllakës përkujtimore për Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarë të tjerë.
Mujë Krasniqi i njohur me emrin “Kapuçi” ra heroikisht së bashku me 40 luftëtarë të tjerë më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, në Gorozhup të Pashtrikut afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Nga komuna e Hanit të Elezit më 14 dhjetor të vitit 1998, gjatë kalimit të kufirit Shqipri-Kosovë bie heroikisht në Pashtrik edhe ushtari i lirisë, Dëshmori Veli Ballazhi ndërsa zihen robër lufte nëntë ushtarë të UÇK-së e në mesin e tyre edhe Samet Ballazhi dhe Azem Suma bashkëluftëtarë të ngushtë të Veliut nga Hani i Elezit.
Në përurimin e pllakës përkujtimore të betejës së Pashtrikut ku ishin të shënuar emrat e dëshmove dhe pjesëmarrësve të kësaj beteje sot ishin prezent edhe përfaqësues nga Komuna e Hanit të Elezit me në krye Kryetarin e Komunës Rufki Suma si dhe familjarë të Dëshmorit Veli Ballazhi
Për të përkujtuar veprën e Dëshmorit Veli Ballazhi, Komuna e Hanit të Elezit do të mbajë Akademi përkujtimore