2024/09/27 - 11:05
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillmore” të financuar nga MBPZHR dhe implementuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim – KDC, si dhe e mbështetur nga Komuna e Hanit të Elezit, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, sot u mbajtë trajnim për fermerët e Hanit të Elezit nga konsulenti dhe trajneri i licensuar, Sadulla Ahmeti, ku përveç trajtimit të temave në fushën e bujqësisë, gjithashtu mes të pranishmëve u ndanë përvojat e tyre.