I lindur më 23.04.1958 në fshatin Kotlinë komuna e Kaçanikut.
Akademinë pedagogjike drejtimi Biologji-Kimi në Shkup.
Nga viti 1979 deri 1993 arsimtar i kimisë në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” (ish “Tefik Çanga”) në Han të Elezit.
Nga viti 1993 deri 2005 Drejtor i shkollës fillore “Ilaz Thaçi” (ish “Tefik Çanga”) në Han të Elezit.
Nga viti 2005 deri 2009 Zv. Kryetar i kuvendit të Komunës dhe nënkryetar Komune.
Nga viti 2009 deri 2013 Kryesues i Kuvendit të Komunës.
Nga viti 2013 deri 2017 Nënkryetar i Komunës
Nga 03.01.2018 i emëruar Drejtor i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini e Sport
PËRGJEGJËSITË
Neni 74
Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Kjo Drejtori është përgjegjëse për këto aktivitete:
a) Planifikon zhvillimin e arsimit lokal dhe aftësimin e personelit mësimor në bashkëpunim të ngushtë me MASHT-in,
b) Nxit bashkëpunimin midis personelit arsimor në raport me nxënësit dhe prindërit,
c) Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse me fondet publike të siguruara,
d) Do të bëjë organizimin dhe mirëvajtjen e procesit arsimor në nivel parafillor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë (0,1, 2 dhe 3) në pajtim me procedurat ligjore të rekrutimit dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT.
e) Nxjerr rregulla disiplinore për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor,
f) Bënë përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të shkollave,
g) Menaxhon në mënyrë të drejtë me të gjitha objektet komunale të kulturës, sportit dhe rinisë.
h) Organizon takimet me rëndësi kulturore, sportive dhe të rinisë për komunën,
i) Organizon debate për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në komunë,
j) Kujdeset për të arritura kulturore, sportive dhe rinore në komunë dhe mban evidencën mbi këto të arritura.
k) Zhvillon planin për mbështetjen e aktiviteteve kulturore sportive dhe rinore,
l) Kryen punët tjera të përcaktuara nga ligjet përkatëse dhe të caktuara nga Kryetari i Komunës.