2010/2011 nënkryetare e unionit studentor në Kolegjin Universum.
2011/2013 Zyra informuese e Kolegjit Universum në Komunën e Hanit të Elezit.
2014/2018 Jam emruar drejtoresh e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Hanit të Elezit, vazhdoj edhe mandatin e dytë në këtë pozitë.
2018 antare e Grupit të Grave në Komunën e Hanit të Elezit,
Dhe antare e Bordit të Pavarur Lokal.
SHML “Dardania Hani i Elezit, drejtimi Shkencat Natyrore.
Kolegji “Univerzum Ferizaj, departmenti banka dhe financa.
Kolegji “Universum” Ferizaj, master në departmentin financa.
Viti 2018 Kryesuese e Kolegjiumit të Drejtorëve të Zhvillimit Ekonomik
PËRGJEGJËSITË
Kjo Drejtori është përgjegjëse për këto aktivitete:
1) Koordinimi i aktiviteteve dhe veprimeve për hartimin, zbatimin dhe rishikimin e PZHK apo strategjive të tjera në nivel Komune
2) Koordinimi dhe bashkërendim për përputhjen e strategjive të Komunës me strategjitë rajonale dhe kombëtare
3) Hartimin e projekt politikave në ndihmë të zhvillimit ekonomik të Komunës dhe biznesit
4) Koordinim në hartimin dhe zbatimin e planeve të veprimit për PZHK dhe strategjitë sektoriale në nivel Komune
5) Inkurajim dhe promovim i zgjerimit të bizneseve dhe sipërmarrjes në Komunë kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
6) Ofrim dhe nxitje të përmirësimit të shërbimeve të Komunës ndaj biznesit
7) Inkurajim, mbështetje dhe menaxhim i programeve e projekteve në mbështetje të biznesit
8) Hulumtime për çështjet të zhvillimit ekonomik dhe të biznesit në Komunë
9) Mundësim i marketingut dhe promovimit të Komunës dhe potencialeve të saja
10) Mirëmbajtje e statikave në nivel Komune