Historiku i Komunës së Istogut

Historia
Lokaliteti i Istogut përmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu është shtrirë në pjesën e territorit në mes të Istogut të madh dhe të Istogut të vogël aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shënimve ka ekzistuar një koloni romake e cila ka qenë e vendosur në lokacionin që përket Istogut të sotëm. Poashtu, Istogu përmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesë e Dardanisë ishte nën pushtimin sllav.
Gjatë kohës së sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenë i njohur me mullinjë për bluarjen e drithit, dhe të punëtorive për përpunimin e leshit (zhgunit).
Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZË. Istogu në bazë të këtij dekretligji, fiton edhe funksionin adminstrativ. Kështu që me 29 Dhjetor të vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipërfaqe të caktuar duke përfshirë Banjën, Gurakocin në planin urbanistik të qytetit dhe lokaliteteve.