Sporti në Komunën e Istogut

Sporti në Komunën e Istogut

Infrastruktura sportive
 
Në Komunën e Istogut  për momentin është duke u ndërtuar palestra sportive në Qytetin e Istogut ku faza e parë e ndërtimit ka përfunduar dhe tani eshte duke vazhduar faza e dyte,ku edhe mjetet janë të siguruara nga Ministria e Kulturës rinisë dhe Sportit-Prishtinë.
Në Komunën e Istogut infrastruktura sportive në shkolla është ne gjendje të mirë nëse krahasohet me gjendjen e viteve 1999 ku ka qenë dy poligone sportive në shkolla kurse sot të gjitha shkollat fillore dhe shkollat e mesme kanë të rregulluara poligonet sportive falë donacioneve nga KFOR Spanjoll banka botërore dhe Buxheti Komunal me participimin në këto projekte.
Të gjitha këto poligone janë të pajisura me rekuizita sportive porta futbolli,konstruksione basketbolli dhe volejbolli.
Pasi qe shkollat janë fidanishte për zbulimin e talenteve të rinje në lëmit e ndryshme sportive komuna ju ka qasur këtyre projekteve dhe falë donacioneve ka pasur sukses në ndërtimin e këtyre poligoneve sportive.
Në Istog ekziston stadioni i qytetit “Demush Mavraj”
Ky stadion është rinovuar me buxhetin komunal ku është rinovuar rrethoja e stadiumit, lokalet e zhveshjes si dhe është rregulluar edhe tereni .
Në këtë stadion  bënë gara K.F.”Istogu” i cili klub garat i zhvillon në rangun e Ligës së parë të Kosovës në futboll.Gjithashtu në këtë klub është duke funksionuar është  shkolla e futbollit.
 
Klubet e licencuara në Federata
 
Klubet sportive në Komunën tonë po ballafaqohen me mungesë të mjeteve financiare edhe pse komuna kohe pas kohe po i subvencionon këto klube sportive.
Klubet sportive që janë të licencuar në Federata dhe në Kuvendin Komunal janë :
  1. Klubi i futbollit “Istogu”
  2. Klubi i Karatesë “Liria”
  3. Klubi i hendbollit”Istogu” vajzat
  4. Klubi i Basketbollit”Istogu”
  5. Klubi i Shahut “Istogu”
  6. Klubi i kick-box-it “Istogu”
 Të gjitha këto klube janë duke korrur rezultate solide në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aktivitetet sportive shkollore 
 
Në komunën e Iastogut zhvillohen një mori aktivitetesh sportive në Kuadër të shkollave.
Komuna mbështet aktivitetet sportive si dhe pajisjen e shkollave me rekuizita sportive.
 
 

Në komunën e Istogut çdo vit zhvillohen aktivitetet sportive në kuadër të shkollave fillore aktivitetet zhvillohen në Futboll,hendboll,atletik,Basketboll,not skijim etj. 


Drejtoria për Arsim dhe Kulturë çdo vit organizon gara në futboll për meshkuj dhe hendboll për vajza këto gara zhvillohen në sistem pikë pra secila shkollë ka ekipet e futbollit dhe hendbollit dhe në çdo fund jave zhvillojnë gara ne sistem pike ku shpenzimet e transportit dhe referimet si dhe shpërblimet për finale i bart Drejtoria e Arsimt dhe Kulturës.

 
 
 
 Drejtoria për Arsim dhe Kulturë në bashkëpunim me OJQ “Olimpi” organizon min maratonën ku në këtë min maratonë marrin pjesë atletet me të mirë nga Kosova dhe më gjerë kjo min maratonë është tradicionale.
 
Drejtori për Arsim dhe Kulturë çdo vit organizon kursin e skijimit më nxënës të shkollave fillore ku në këtë kurs tri ditor mësohen nxënësit në  elementet e para të skijimit.

 

 

Çdo vit organizohet krosi pranveror në kuadër të shkollave fillore dhe shkollave të mesme ku në këtë kros Komuna ndanë shpërblime për vendet e para në të dy konkurrencat.

 

 
 
 
 

 Për nder të datave kombëtare dhe ndërkombëtare Kuvendi Komunal – Drejtoria për Arsim dhe Kulturë zhvillohen aktivitete dhe turne të ndryshme sportive në futboll,basketboll,hendboll,atletikë etj.