Biblioteka Ligjore

Komuna e Istogut ishte pjesë e projektit të OSBE-së i cili është realizuar në shumicën e komunave të Kosovës.
Në Mars të vitit 2008, ne si komunë, së bashku me OSBE-në, kemi bërë përurimin e bibliotekës Ligjore në objektin e ndërtesës së komunës. Komuna e Istogut ka përfituar nga ky projekt dhe ka qenë shumë e domosdoshme hapja e një biblioteke të tillë, dhe qëllimi ka qenë: rritja e transparencës, ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, ta ndihmojmë administratën komunale në kryerjen e detyrës së tyre në mënyrë së më mirë dhe më profesionalisht, të kemi një administratë funksionale, të udhëhiqet nga parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
Biblioteka ligjore u ofron zyrtarëve dhe qytetarëve të komunës mundësinë për të konsultuar literaturën ligjore, Statutin e komunës, rregulloret komunale, vendimet që miratohen në kuvendin e komunës etj. E gjithë kjo ka rezultuar si një projekt mjaft i suksesshëm dhe i dobishëm.
Biblioteka Ligjore gjendet në katin e dytë të objektit të komunës, nr.6 e cila  është e  hapur nga ora 8:00 deri në ora16:00. Të gjithë qytetaret mund të vijnë e të shërbehen me literaturë ligjore dhe materiale tjera, ti shfrytëzojnë ato, të lexojnë në bibliotekë, të shfrytëzojnë kompjuterin i cili është i kyçur në internet. Ekziston edhe makina fotokopjuese ku ju mund të bëni kopje të materialeve apo ligjeve që juve ju interesojnë. 
 

E gjithë kjo punë është arritur falë bashkëpunimit të mirë me OSBE-në. Biblioteka  ligjore e komunës tonë ka qenë në konkurrencë me bibliotekën ligjore të Pejës, Gjakovës, Klinës dhe Deçanit për të përzgjedhur bibliotekën më të mirë dhe më funksionale në rajon. Pas një vlerësimi shumë real dhe meritor, OSBE-ja, Bibliotekën ligjore të komunës së Istogut e ka  shpallë si biblioteken me te mirë në rajonin e Pejës dhe me ketë rast, ka ndarë Mirënjohje dhe një shpërblim prej 1.000,00 € i cili shpërblim i dedikohet pasurimit të Bibliotekës ligjore me literaturë të re.
 

Znj. Zekije Sutaj, Zyrtare Ligjore dhe njeherit pergjegjese per mbarevajtjen e punes se bibliotekes ligjore, thotë se ky shpërblim na shtyen të angazhohemi akoma më tepër dhe unë ndihem e lumtur që angazhimi dhe puna ime për bibliotekën ligjore është shpërblyer, prandaj, do të vazhdoj të punoj në pasurimin e bibliotekës ligjore me tituj të ri dhe njëkohësisht, qytetareve tane të ju shërbejme sa me mire ne sigurimin e literatures ligjore.

Qytetarë dhe zyrtarë të nderuar, biblioteka është në dispozicionin tuaj, prandaj, shfrytëzojeni ate;
 

JU MIRËPRESIM!