Përgjegjësitë e Kryetarit

Kryetari i Komunës ushtron përgjegjësitë si në vijim:

a)Përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj
b)Udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës
c)Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij
d)Ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës
e)Emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj
f)Emëron dhe shkarkon anëtarët e tij, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave
g)Organizon punën dhe drejton politikën e Komunës
h)Propozon rregullore, apo akte të tjera, për miratim në Kuvendin e Komunës
i)Propozon strategjinë zhvillimore komunale, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar
j)Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës
k)Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim apo interesin e komuniteteve
m)Aktivitetet tjera që i caktohen nga Kuvendi i Komunës.

Përgjegjësitë tjera të Kryetarit të Komunës janë si në vijim:

a)Mbikëqyr administrimin e përgjithshëm financiar të Komunës
b)Mbikëqyr zbatimin e të gjitha akteve juridike të aprovuara nga Kuvendi i Komunës
c)Delegon përgjegjësi te Drejtorët e drejtorive komunale dhe mbikëqyr zbatimin  e përgjegjësive të deleguara
d)I propozon Kuvendit të Komunës ndryshime në lidhje me funksionin dhe numrin e drejtorive dhe funksionet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi
e)I ofron propozime Kuvendit të Komunës për konstituimin, organizimin dhe koordinimin e organeve komunale, si dhe krijimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve tjera publike
f)Bënë caktimin apo ndarjen  dhe koordinimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive në mes të drejtorive sipas nevojës, duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar dhe përgjegjësi tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.

Ekzekutivi i Komunës – Kryetari, për të ushtruar përgjegjësitë e përcaktuara me ligj dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga Kuvendi i Komunës ndihmohet nga Nënkryetari i Komunës dhe Administrata Komunale-Drejtorët komunal.